MOJ KOSOVË LINDORE
Si të kanë lanë pas dore
Më mbyti malli për nënë e për baba
Motër vëlla të gjithë çka ka
Malli për të dashurën vatër
Malli për sofër e oxhak.
Kam mallin për shtegtarët
Zogjtë e pranverës
Më kujtohen gjysh e stërgjysh
Oxhaqet e tymit që i skaliten.
Pellazget, Ilirët në kullën e babait tim
Eh, ta dini sa mall kam
Kam derdh lot sa një oqean
Me mungon ai qielli dhe lulet e tij.
Vendlindjen e kujtoj si fëmijë
Ai vend mbeti nën Serbi
Me dhunë na ndoqën në fëmijëri
Jam në Kosovën e vogël që e prenë.
Nga Sanxhaku e në Medvegjë
Nga Nishi e në Preshevë
Atje koka më ka mbetur
Një zë në gjumë po më thërret
Më zgjoj nga gjumi dhe më tha:
-Hej motër mallit i erdhi fundi
Eja shkojmë i takojmë njerëzit e tu
Në Preshevë, Medvegjë e gjetiu
Varret e të parëve t'i vizitojmë
Atje në Toplicë e Sanxhak
Zëri i zanës lëshoi kushtrim
Atë pjesë ta bashkojmë me Shqipërinë.
Të valoj flamurin kuqezi
Të lulëzojmë Shqipërinë
Ta mallkojmë Serbinë!
––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––
Gjilan, 2024